Zëvendëspresidenti amerikan J. D. Vance ka bërë të ditur se negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të zhvilluara në Pakistan, kanë përfunduar pa marrëveshje pas 21 orësh diskutimesh intensive.
Sipas tij, delegacioni amerikan po rikthehet në SHBA pasi pala iraniane nuk ka pranuar kushtet e vendosura nga Uashingtoni, në veçanti kërkesën që Irani të angazhohet qartë se nuk do të zhvillojë armë bërthamore.
“Ne kemi zhvilluar diskutime substanciale, por nuk kemi arritur marrëveshje”, deklaroi Vance, duke theksuar se SHBA kishte paraqitur një ofertë përfundimtare.
Negociatat, të ndërmjetësuara nga Pakistani, konsideroheshin si një përpjekje kyçe për uljen e tensioneve, por dallimet mbi programin bërthamor të Iranit mbetën pengesa kryesore për një marrëveshje.




