Ballina > Aktualitet > Pacolli takon ministren britanike Mary Creagh, diskutohet bashkëpunimi për mbrojtjen e mjedisit

Pacolli takon ministren britanike Mary Creagh, diskutohet bashkëpunimi për mbrojtjen e mjedisit

11 Mar 2026 Aktualitet

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, së bashku me ambasadorin e Kosovës në Londër, Ilir Kapiti, zhvilluan një takim me Ministren për Mjedis, Ushqim dhe Çështje Rurale në Mbretërinë e Bashkuar, Mary Creagh.

Gjatë takimit u diskutuan sfidat mjedisore të përbashkëta, menaxhimi i ujërave, mbrojtja nga vërshimet, avancimi i riciklimit dhe përdorimi i teknologjisë për monitorimin digjital të parqeve kombëtare.

Palët ranë dakord për projekte konkrete bashkëpunimi që synojnë përmirësimin e mbrojtjes së mjedisit dhe mirëqenien e qytetarëve.

Ministrja Pacolli i dhuroi ministres Creagh një punim filigrani nga Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave dhe çajra organikë nga malet e Kosovës, si shenjë respekti dhe përfaqësimi i kulturës dhe natyrës së vendit tonë.

Lini një përgjigje