Ballina > Aktualitet > Erdoğan pret në pallatin presidencial hafizin kosovar Egzon Ibrahimi

Erdoğan pret në pallatin presidencial hafizin kosovar Egzon Ibrahimi

11 Mar 2026 Aktualitet

Hafizi i Kur’anit nga Kosova, Egzon Ibrahimi, ka marrë pjesë në një ceremoni në Ankara, ku me ftesë të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka lexuar Kur’anin e Shenjtë në pallatin presidencial.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ibrahimi bëri të ditur se ishte i ftuar në këtë ngjarje në kompleksin presidencial në Ankara, ku pati mundësinë të interpretojë një pjesë nga Kur’ani para të pranishmëve.

Në fotografitë e publikuara nga ai, hafizi kosovar shihet gjatë takimit me presidentin Erdoğan, i cili e përshëndet dhe bashkëbisedon me të pas ceremonisë. Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

Në postimin e tij, Ibrahimi e cilësoi këtë si një moment të veçantë, duke theksuar se pjesëmarrja në pallatin presidencial në Ankara për të lexuar fjalën e Zotit ishte një nder dhe përgjegjësi e madhe.

Kjo ngjarje është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ndërsa fotografitë nga takimi kanë marrë reagime të shumta nga ndjekësit dhe besimtarët.

Lini një përgjigje