Ballina > Vendi > Nxënësja nga Peja shkëlqen në garën akademike të eseve – Tara Arapi fiton vendin e dytë

Nxënësja nga Peja shkëlqen në garën akademike të eseve – Tara Arapi fiton vendin e dytë

14 May 2026 Vendi

Një sukses që po bën krenare shkollën dhe qytetin e Pejës ka ardhur nga nxënësja Tara Arapi, e cila është renditur në vendin e dytë në Garën e II-të Akademike Ndërkomunale për Shkrimin e Eseve.

Lajmin e ka bërë të ditur kujdestarja e klasës, Prof. Nora Taraku, e cila ka vlerësuar lart talentin dhe përkushtimin e nxënëses së saj.

Gara, e organizuar nga AMI në bashkëpunim me Komitetin Lokal për Siguri Publike – Zona Pejë, është mbajtur më 27 prill 2026 në ShFMU “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, duke mbledhur nxënës të talentuary

Me esenë e saj me mesazh të fuqishëm “Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd”, Tara arriti të dallojë mes shumë pjesëmarrësve dhe të fitojë zemrat e jurisë.

Prof. Nora Taraku u shpreh krenare për suksesin e nxënëses, duke theksuar se ky çmim është rezultat i punës, kreativitetit dhe talentit që Tara ka treguar në vazhdimësi.

Ky sukses i ri dëshmon edhe një herë se të rinjtë nga Peja vazhdojnë të shkëlqejnë në fusha të ndryshme akademike dhe kulturore.

Lini një përgjigje