Pas vonesave të krijuara mëngjesin e sotëm, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se qarkullimi në hyrje të Republikës së Shqipërisë është normalizuar plotësisht.
Situata, e cila shkaktoi kolona të gjata deri në 3.5 kilometra që nga ora 04:00 e mëngjesit në pikën e daljes nga Republika e Kosovës, ishte pasojë e procedurave të shtuara të regjistrimit të qytetarëve nga ana e autoriteteve shqiptare. Institucionet kanë falënderuar qytetarët për mirëkuptimin e treguar gjatë kësaj kohe.





