Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ Sh.A. në Pejë, Njësia Operative në Klinë, njofton të gjithë konsumatorët se bazuar në analizat e fundit laboratorike të kryera nga vetë kompania dhe nga IKSHPK/IRSHP, janë vërejtur turbullira në burimin e Jarinës.
Si pasojë e kësaj gjendjeje, konsumatorët që furnizohen nga ky burim, konkretisht banorët e fshatrave Dollc, Dresnik, Dush, Gjurgjevik i Madh, Jelloc, Kërnicë, Klinavc, Siqevë, Ujmir, Shtupel, si dhe disa lagje të qytetit të Klinës, udhëzohen që ujin mos ta përdorin për pije deri në një njoftim të dytë.
Ekipet tona profesionale janë në terren dhe po e monitorojnë situatën në vazhdimësi për të siguruar rikthimin e parametrave normalë. Ne do t’ju mbajmë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim të ri rreth cilësisë së ujit dhe stabilizimit të gjendjes.






