Ballina > Vendi > Nëntë anëtarë të rinj të KQZ-së betohen para Presidentes Osmani

Nëntë anëtarë të rinj të KQZ-së betohen para Presidentes Osmani

27 Mar 2026 Vendi

Nëntë anëtarë të rinj të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë dhënë sot betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Anëtarët e rinj, të propozuar nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosova, u zotuan se do t’i kryejnë detyrat e tyre me ndershmëri, paanshmëri dhe profesionalizëm.

Me këtë rast, Presidentja Osmani u uroi suksese anëtarëve të rinj, duke theksuar se sistemi zgjedhor në Kosovë ka dhënë vazhdimisht kontribut të rëndësishëm në forcimin e demokracisë në vend.

Ajo vlerësoi rëndësinë e punës së KQZ-së në garantimin e proceseve të drejta dhe transparente zgjedhore, duke shprehur besimin se anëtarët e rinj do ta përmbushin mandatin e tyre me përgjegjësi të lartë.

Lini një përgjigje