Ballina > Vendi > Në Pejë u mbajt tryeza për diabetin dhe retinopatinë diabetike

Në Pejë u mbajt tryeza për diabetin dhe retinopatinë diabetike

30 Jul 2026 Vendi

Në ambientet e Hotel Dukagjini në Pejë, u mbajt tryeza e rrumbullakët me temë “Diabeti dhe Retinopatia Diabetike tek pacientët”, e organizuar nga Shoqata ASD Pejë.

Aktiviteti mblodhi profesionistë të shëndetësisë, përfaqësues institucionesh, organizata joqeveritare dhe pacientë, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, trajtimit dhe parandalimit të komplikimeve që shkakton diabeti, me fokus të veçantë në retinopatinë diabetike.

Organizatorët shprehën mirënjohje të veçantë për donatorin e projektit, kompaninë ROCHE, për mbështetjen e dhënë në realizimin e këtij aktiviteti me rëndësi për komunitetin.

Në cilësinë e ligjëruesve morën pjesë:

  • Dr. Donika Ukella Devolli
  • Dr. Arijeta Musliqi
  • Dr. Pranvera Qavolli
  • Dr. Linda Carrabregu

Gjithashtu, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, përfshirë drejtorin Dr. Fahri Hasani, si dhe Dr. Agim Koci, Dr. Adnora Nurboja dhe Dr. Lendita Gjota Krasniqi, e cila njëherësh ishte moderatore e këtij eventi.

Shoqata ASD Pejë falënderoi gjithashtu organizatat dhe institucionet që kontribuuan në suksesin e tryezës, ndër to: HandiKos Pejë, Duart Plot Mëshirë, QPJP, Qendra Pema, Drejtoria e Arsimit në Pejë, punëtorët shëndetësorë të QKMF Pejë, stafin e këshillimoreve të Spitalit të Përgjithshëm dhe të QKMF-së në Pejë, si dhe pacientët e prekur nga diabeti tip 1 dhe tip 2, së bashku me anëtarët e Shoqatës së Pacientëve me Diabet.

Sipas organizatorëve, tryeza shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e njohurive profesionale dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shëndetësore dhe organizatave që veprojnë në mbështetje të personave të prekur nga diabeti.

Lini një përgjigje