Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat do të vazhdojnë të rriten.

Minimale do të lëvizin në mes të 12 e 15 gradë Celsius, ndërsa maksimale në mes të 29 e 36 gradë.
Sipas parashikimit do të fryjë erë kryesisht e dobët, me shpejtësi 1–5 m/s.
Në disa zona gjatë pasdites mund të ketë erëra lokale.




