Sot në palestrën e sporteve “Karagaqi” në Pejë ka nisur edicioni i parë i Turneut Memorial të Boksit “Zijadin Rama”, një ngjarje sportive me karakter rajonal e organizuar nga Klubi i Boksit Besa.
Turneu ka mbledhur boksierë nga vende të ndryshme të rajonit, duke sjellë duele interesante dhe duke promovuar sportin e boksit, si dhe vlerat që përfaqësoi i ndjeri Zijadin Rama.
Në ceremoninë e hapjes së këtij eventi sportiv morën pjesë edhe Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, si dhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Xhenet Syka Kelmendi, të cilët përgëzuan organizatorët për realizimin e këtij turneu memorial dhe theksuan rëndësinë e mbështetjes së sportit dhe të rinjve.
Turneu Memorial i Boksit “Zijadin Rama” pritet të shndërrohet në një traditë sportive, duke nderuar figurën e Zijadin Ramës dhe duke kontribuar në zhvillimin e boksit në Pejë dhe më gjerë.




