Ballina > Vendi > Klubi i Xhudos “IPPON” triumfon në turneun ndërkombëtar “Judo for peace”

Klubi i Xhudos “IPPON” triumfon në turneun ndërkombëtar “Judo for peace”

30 May 2026 Vendi

Peja ishte këtë fundjavë qendër e xhudos rajonale, ku në Qendrën Nacionale të Xhudos u mbajt turneu tradicional ndërkombëtar “Judo for peace”, me pjesëmarrjen e rreth 200 garuesve nga vende të ndryshme të rajonit dhe më gjerë.

Pas paraqitjeve të shkëlqyera dhe konkurrencës së fortë, Klubi i Xhudos “IPPON” u shpall fitues i turneut, duke dëshmuar edhe një herë cilësinë dhe traditën e xhudos pejane.

E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe Xhenet Syka Kelmendi, e cila përgëzoi pjesëmarrësit, trajnerët dhe organizatorët për angazhimin e tyre, si dhe fituesit e turneut për suksesin e arritur. Ajo vlerësoi rëndësinë e organizimit të ngjarjeve të tilla sportive, të cilat promovojnë vlerat e sportit, respektit, bashkëpunimit dhe miqësisë mes të rinjve.

Ky aktivitet sportiv promovoi vlerat e paqes, respektit dhe bashkëjetesës, duke sjellë në Pejë një atmosferë të jashtëzakonshme sportive dhe duke forcuar lidhjet mes sportistëve nga vende të ndryshme.

Urime të gjithë garuesve, trajnerëve dhe organizatorëve për suksesin e këtij turneu dhe për promovimin e vlerave më të mira të sportit!

Lini një përgjigje