Një avion pasagjerësh është rrëzuar në det pak minuta pas ngritjes nga aeroporti në Afrikë, por të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit kanë mbijetuar, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.
Sipas burimeve zyrtare, avioni ka pësuar defekt teknik menjëherë pas nisjes, duke detyruar pilotin të tentojë një ulje emergjente. Megjithatë, mjeti ajror përfundoi në ujë, në një distancë të afërt me bregun.
Ekipet e shpëtimit, të ndihmuara edhe nga peshkatarë vendas, ndërhynë me shpejtësi, duke nxjerrë pasagjerët nga deti. Shumica e tyre kanë shpëtuar pa lëndime serioze, ndërsa disa kanë pësuar plagë të lehta dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
Autoritetet kanë nisur hetime për shkaqet e aksidentit, ndërsa ngjarja ka rihapur debatin për sigurinë e fluturimeve në rajon.





