Në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan u zhvilluan nderime dhe u vendosën kurora lulesh në kujtim të sakrificës së dëshmorëve.
Ibrahim Selmanaj, në emër të OVL-së në Deçan, theksoi se kjo ditë e veçantë është rezultat i sakrificave të mëdha dhe gjakut të dëshmorëve, duke rritur besimin e qytetarëve në vlerat kombëtare dhe përgjegjësinë institucionale për të ruajtur synimet e larta të vendit.
Edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, nënvizoi se liria dhe pavarësia janë arritur falë kontributit të shumë bijve e bijave të vendit, që sot padrejtësisht po gjykohen në Hagë. Ai bëri thirrje që qytetarët t’i bashkohen protestës gjithëpopullore “Drejtësi, jo politike”, në shenjë solidariteti dhe përkujdesjeje për ata që luftuan për lirinë e Kosovës./ RTK




