Ballina > Vendi > Myftiu Naim Tërnava viziton varrezat e familjes Jashari në Prekaz për 18-vjetorin e Pavarësisë

Myftiu Naim Tërnava viziton varrezat e familjes Jashari në Prekaz për 18-vjetorin e Pavarësisë

17 Feb 2026 Vendi

Për nder të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët dhe anëtarët e Kryesisë së BIK-ut, vizitoi varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Para varrezave, përfaqësuesit e BIK-ut, të kryesuar nga Myftiu, kënduan një Fatiha, duke lutur Zotin e Madhëruar që t’i ketë mëshiruar dëshmorët e kombit dhe t’i pranojë në parajsë. Kjo vizitë simbolike thekson respektin dhe nderimin për sakrificën e familjes Jashari dhe rolin e tyre historik në luftën për liri dhe pavarësi.

Lini një përgjigje