Ballina > Aktualitet > NATO: E dimë kush janë autorët e sulmit në Banjskë, Serbia t’i sjellë para drejtësisë për raportet me Aleancën

NATO: E dimë kush janë autorët e sulmit në Banjskë, Serbia t’i sjellë para drejtësisë për raportet me Aleancën

21 May 2026 Aktualitet

Zyrtari i lartë i NATO-s, Kevin Hamilton tha se Aleanca Veri-Atlantike i di emrat e atyre që e kanë kryer sulmin në Banjskë.

Ai i bëri thirrje Serbisë që t’i vendosë para drejtësisë autorët e këtij sulmi duke shtuar se ky është kusht për raportet e Beogradit me NATO-n.

Deklaratat, zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Partneritete në NATO i bëri gjatë një takim me gazetarët në Prishtinë kur iu përgjigj Klan Kosovës rreth kësaj teme.

Kjo është vizita e parë e tij në Kosovë, njofton Klankosova.tv

Lini një përgjigje