Ballina > Aktualitet > Glauk Konjufca, ka zhvilluar një vizitë në Mal të Zi me rastin e Ditës së Pavarësisë, ku është takuar me Marta Kos

Glauk Konjufca, ka zhvilluar një vizitë në Mal të Zi me rastin e Ditës së Pavarësisë, ku është takuar me Marta Kos

21 May 2026 Aktualitet

Gjatë takimit, Konjufca ka uruar popullin dhe institucionet e Malit të Zi për 20-vjetorin e referendumit të pavarësisë, duke theksuar marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal.

Ai gjithashtu i ka shprehur urime të veçanta zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Ervin Ibrahimović, duke vlerësuar rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore.

“Populli i Kosovës i uron popullit të Malit të Zi paqe, stabilitet dhe prosperitet të vazhdueshëm,” është theksuar në mesazhin e tij.

Vizita dhe takimet e zhvilluara në Mal të Zi janë vlerësuar si një kontribut në thellimin e bashkëpunimit politik dhe diplomatik mes dy vendeve të rajonit.

Lini një përgjigje