Ballina > Vendi > Muhaxheri priti kryetarin e Federatës së Sportit Shkollor, vlerësohet mbështetja për Gjimnaziadën

Muhaxheri priti kryetarin e Federatës së Sportit Shkollor, vlerësohet mbështetja për Gjimnaziadën

06 Aug 2026 Vendi

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka pritur në takim kryetarin e Federatës së Sportit Shkollor të Kosovës, Adrian Telaku, së bashku me përfaqësues të federatës.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e Federatës shprehën mirënjohje për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Komunës së Pejës në organizimin e Gjimnaziadës, e cila për të dytin vit me radhë është zhvilluar në Pejë.

Ata falënderuan kryetarin Muhaxheri edhe për përkrahjen e sportit shkollor dhe kontributin në organizimin e Gjimnaziada 2026, si dhe për sigurimin e kombibusëve për nevojat e Drejtorisë Komunale të Arsimit.

Sipas tyre, ky investim do të lehtësojë organizimin e aktiviteteve arsimore dhe sportive, duke rritur efikasitetin dhe përmirësuar shërbimet për nxënësit dhe shkollat e komunës.

Lini një përgjigje