Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në vend do të mbizotërojë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 18°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 33 deri në 37°C.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s.
Në disa zona mund të ketë vranësira të pakta dhe kalimtare, por pa reshje shiu. Sipas IHMK-së, temperaturat do të jenë pak mbi mesataren shumëvjeçare, por mbeten brenda vlerave të zakonshme për stinën e verës.




