Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka bërë të ditur se sot kanë arritur kombibusët e parë për nevojat e Drejtorisë së Arsimit.
Sipas tij, ky investim do të lehtësojë organizimin e aktiviteteve arsimore dhe sportive, duke kontribuar në rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e shërbimeve në sektorin e arsimit dhe sportit në shkolla.





