Ballina > Aktualitet > Edhe qytetarët e Kosovës do të votojnë për dizajnin e ardhshëm të euros

Edhe qytetarët e Kosovës do të votojnë për dizajnin e ardhshëm të euros

04 Aug 2026 Aktualitet

Qytetarët e Kosovës dhe Malit të Zi do të kenë mundësi të marrin pjesë në anketën publike që do të ndikojë në përzgjedhjen e dizajnit të ardhshëm të bankënotave euro.

Banka Qendrore Evropiane ka përzgjedhur 10 propozime dizajni, të bazuara në temat “kultura evropiane” dhe “lumenjtë dhe zogjtë”.

Anketa online është e hapur për të gjithë personat në Evropë, përfshirë qytetarët e vendeve që nuk janë pjesë e eurozonës, por që përdorin euron si valutë zyrtare, si Kosova dhe Mali i Zi.

Megjithatë, vendimin përfundimtar për dizajnin e bankënotave të reja do ta marrë Këshilli Drejtues i BQE-së, duke marrë parasysh rezultatet e anketave, si dhe vlerësimet profesionale dhe teknike.

Propozimet e dizajnit për bankënotat e ardhshme të euros mund t’i shikoni KËTU (Future euro banknote design proposals), ndërsa votoni KËTU(Survey | surveys.ecb.europa.eu)

Lini një përgjigje