Ballina > Sport > Messi në krye të historisë, Klose: Kam qenë gjithmonë tifoz i tij

Messi në krye të historisë, Klose: Kam qenë gjithmonë tifoz i tij

23 Jun 2026 Sport

Ishte vetëm çështje kohe para se të binte rekordi i golashënuesit më të mirë në historinë e Kupave të Botës, i vendosur nga Miroslav Klose gjatë Botërorit 2014.

Ylli argjentinas, Lionel Messi, fillimisht e barazoi këtë arritje në ndeshjen hapëse ndaj Algjerisë, ku realizoi tre gola dhe u ngjit në kuotën e legjendës gjermane.

Megjithatë, rekordi historik u thye në sfidën e radhës kundër Austrisë. Kapiteni i Argjentinës realizoi dy herë, duke kaluar Klosen dhe duke vendosur një standard të ri në arenën më prestigjioze të futbollit botëror.

Me këto gola, Messi arriti në shifrën e 18 realizimeve në 28 paraqitje në Kupën e Botës, duke regjistruar një tjetër moment të paharrueshëm në karrierën e tij të jashtëzakonshme.

Një ditë pas këtij suksesi, Messi mori urime edhe nga vetë Klose. Në një intervistë për gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung”, ish-sulmuesi i Gjermanisë u shpreh i lumtur që rekordi i tij u thye pikërisht nga argjentinasi.

“Rekordet janë bërë për t’u thyer dhe e dija se një ditë kjo do të ndodhte. Por kur bëhet fjalë për Lionel Messin, është diçka e veçantë. Ai e meriton plotësisht këtë arritje. Kam qenë gjithmonë një admirues i madh i tij”, deklaroi Klose.

Lini një përgjigje