Ballina > Sport > Botërori 2026: Portugalia kërkon fitoren e parë përballë Uzbekistanit

Botërori 2026: Portugalia kërkon fitoren e parë përballë Uzbekistanit

23 Jun 2026 Sport

Portugalia do të përballet sonte me Uzbekistanin, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të Grupit K të Kupës së Botës. Sfida do të zhvillohet në Houston duke filluar nga ora 19:00.

Kombëtarja luzitane vjen në këtë takim pas një barazimi befasues 1:1 kundër Republikës Demokratike të Kongos në ndeshjen hapëse, ndërsa Uzbekistani pësoi humbje me rezultatin 3:1 nga Kolumbia.

Portugalia konsiderohet favorite absolute në letër dhe synon vetëm tre pikët për të siguruar rrugëtimin tutje. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Kolumbia do të masë forcat me Republikën Demokratike të Kongos.

Lini një përgjigje