Edhe në moshën 39-vjeçare, Lionel Messi vazhdon të mahnisë me paraqitjet e tij, duke u renditur statistikisht si lojtari më i mirë i Botërorit.
Sipas të dhënave, ylli argjentinas ka notën mesatare 8.7, më të lartën në turne, pavarësisht se është futbollisti që ka vrapuar më pak krahasuar me lojtarët e tjerë.
Messi ka përshkuar gjithsej 35.87 kilometra, ndërsa 4.41 kilometra i ka kaluar në ecje, duke kryesuar edhe këtë statistikë.
Pavarësisht ritmit më të kursyer të lëvizjes në fushë, kapiteni i Argjentinës ka qenë vendimtar në aspektin ofensiv, duke realizuar tetë gola dhe duke u renditur si golashënuesi më i mirë i Botërorit.
Statistikat dëshmojnë edhe një herë se eksperienca, inteligjenca taktike dhe efikasiteti i Messit vazhdojnë ta bëjnë atë një nga futbollistët më dominues në skenën botërore.




