Norvegjia dhe Anglia përballen mbrëmjen e sotme në çerekfinalen e Kampionatit Botëror, në një duel që pritet të jetë ndër më interesantët e kësaj faze të garës.
Ndeshja zhvillohet duke nisur nga ora 23:00, me Norvegjinë që synon të vazhdojë rrugëtimin befasues në turne dhe të sigurojë një vend në gjysmëfinale.
Vëmendja do të jetë te sulmuesi Erling Haaland, i cili do të udhëheqë repartin ofensiv të norvegjezëve në përballjen ndaj Anglisë, një ekip që vjen me disa shqetësime në përbërje.
Nga ana tjetër, anglezët synojnë të konfirmojnë rolin e favoritit dhe të sigurojnë kualifikimin mes katër skuadrave më të mira të Botërorit.




