Ballina > Aktualitet > Mërgata sërish shembull! Fluks i jashtëzakonshëm votuesish në Bruksel, radhë të gjata para Ambasadës së Kosovës

Mërgata sërish shembull! Fluks i jashtëzakonshëm votuesish në Bruksel, radhë të gjata para Ambasadës së Kosovës

06 Jun 2026 Aktualitet

Interesim i jashtëzakonshëm i bashkatdhetarëve tanë në Belgjikë për të përcaktuar të ardhmen e Kosovës!
Pamjet që na vijnë direkt nga Brukseli tregojnë radhë të gjata qytetarësh të cilët po presin me durim para Ambasadës së Republikës së Kosovës për të hedhur votën e tyre në këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.
Edhe pse larg vendlindjes, vullneti dhe dëshira e mërgatës për të kontribuar në proceset demokratike mbetet gjithmonë e jashtëzakonshme. Lufta me kohën dhe temperaturat nuk i ka ndaluar ata t’i drejtohen kësaj qendre votimi në numër rekord.

Lini një përgjigje