Ballina > Vendi > Mbyllet me sukses Java Artistike në Pejë

Mbyllet me sukses Java Artistike në Pejë

11 Jun 2026 Vendi

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, Xhenet Syka-Kelmendi, ka njoftuar përmbylljen me sukses të aktiviteteve të organizuara në kuadër të Javës Artistike, përmes një galerie fotografish të publikuara në rrjetet sociale.

Ajo ka vlerësuar lart angazhimin dhe kontributin e të gjithë pjesëmarrësve që e bënë këtë javë një festë të vërtetë të artit dhe krijimtarisë, duke sjellë para qytetarëve aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike.

Me këtë rast, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka ndar

ë mirënjohje për profesorin e Fakultetit të Arteve pranë Universitetit “Haxhi Zeka”, Prof. Hysen Nimani, në shenjë falënderimi për përkushtimin, angazhimin dhe kontributin e tij të çmuar, si dhe për punën e studentëve që u bënë pjesë aktive e kësaj jave madhështore.

Java Artistike në Pejë u karakterizua nga një sërë aktivitetesh që promovuan talentin, kreativitetin dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve kulturore dhe akademike, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e artit në jetën shoqërore dhe kulturore të qytetit.

Lini një përgjigje