Ballina > Vendi > Mbështetje për bujqësinë në Pejë: Nënshkruhen kontratat me 111 fermerë përfitues

Mbështetje për bujqësinë në Pejë: Nënshkruhen kontratat me 111 fermerë përfitues

05 Jun 2026 Vendi

Ka rinisur një hap i rëndësishëm për fuqizimin e sektorit të bujqësisë në Komunën e Pejës. Në sallën e Kuvendit Komunal janë nënshkruar zyrtarisht kontratat me 111 fermerë lokalë, të cilët janë përzgjedhur si përfitues të projektit për furnizim mediatik me mekanizëm bujqësor dhe serra. Ky projekt po realizohet falë një bashkëpunimi të suksesshëm ndërmjet Komunës së Pejës dhe organizatës Islamic Relief – Zyra në Kosovë.

Përfituesit e këtij granti do të mbështeten drejtpërdrejt me pajisje moderne që lehtësojnë punën e tyre në terren, ku përfshihen freza me dimensione 1.8 dhe 2.0 metra, makina mbjellëse, rotokosa si dhe serra për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore.

Në ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të kontratave morën pjesë Kryetari i Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi, z. Tahir Shala, si dhe Zëvendësdrejtoresha e Islamic Relief në Kosovë, znj. Albulena Gashi Hajrullahu.

Ky investim i përbashkët synon fuqizimin e sektorit bujqësor, rritjen e kapaciteteve prodhuese të fermerëve pejanë, si dhe përmirësimin e kushteve për një zhvillim të qëndrueshëm të bujqësisë në tërë territorin e komunës.

Lini një përgjigje