Sot u mbajt Kuvendi i Rregullt i Federatës së Xhudos së Kosovës për vitin 2025, me pjesëmarrjen e delegatëve nga të gjitha klubet anëtare të Federatës.

Gjatë takimit u prezantuan dhe miratuan raporti i punës dhe ai financiar për vitin 2025, si dhe raporti i auditorit të pavarur. Po ashtu, u miratuan plani i punës dhe plani financiar për vitin 2026, duke vendosur bazat për zhvillimin e sportit të xhudos në vend në vitin që vjen.
Në Kuvend mori pjesë edhe Fatos Tabaku, anëtar i Bordit të Komitetit Olimpik të Kosovës. Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e angazhimit të trajnerëve dhe klubeve për rritjen e numrit të xhudistëve, zhvillimin e vazhdueshëm të sportit dhe arritjen e rezultateve të larta në arenën ndërkombëtare.

Federata synon që përmes këtyre planeve të rrisë nivelin konkurrues të xhudos kosovare dhe të përgatitë sportistët për sfidat globale.






