Ballina > Sport > Derbi i zjarrtë hap Superligën Rajonale të Pejës për U15 dhe U13

Derbi i zjarrtë hap Superligën Rajonale të Pejës për U15 dhe U13

22 Mar 2026 Sport

Të martën, më 24 shkurt, nis zyrtarisht Superliga Rajonale e Pejës për gjeneratat U15 dhe U13, duke sjellë që në start një përballje tejet interesante për tifozët e futbollit të ri.

Sezoni hapet me një derbi të fortë, ku ekipi vendas KF Peja do të përballet me rivalin KF Istogu 03, në një ndeshje që pritet të ofrojë emocione të mëdha, rivalitet të fortë dhe cilësi në fushë.

Të rinjtë kanë zhvilluar përgatitje intensive dhe hynë në këtë sfidë me motivim të lartë, duke synuar ta nisin kampionatin me fitore. Brenda skuadrës mbizotëron optimizmi dhe besimi se puna e bërë do të reflektohet edhe në rezultat.

Nga faqja zyrtare e KF Peja u bëhet thirrje tifozëve që të jenë të pranishëm dhe të mbështesin ekipin në këtë rrugëtim të ri, që synon suksese dhe zhvillim të talenteve të rinj.

Sezoni sapo fillon, por pritshmëritë janë të mëdha.

Lini një përgjigje