Kjo humbje ia komplikoi Arsenalit garën për titull. Skuadra e Mikel Artetës tani ka katër pikë më shumë se Manchester City dhe Aston Villa, ndërsa United me këtë fitore u ngjit në vendin e katërt dhe tani ka 38 pikë.
Për Arsenalin kjo ishte ndeshja e tretë radhazi pa fitore në kampionat, ndërsa Manchester United nuk di për humbje në Premier Ligë që nga 21 dhjetori, kur u mposht 2:1 nga Aston Villa në xhiron e 17-të. Në xhiron e ardhshme, Arsenali do të luajë si mysafir te Leeds, ndërsa Manchester United pret Fulhamin.





