Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, e ka përfunduar intervistimin në stacionin policor të Skenderajt lidhur me rrahjen fizike të zëvendësministrit të Financave, Hysni Mehani, gjatë ditës së djeshme në një kafene të qytetit.
Me arrestimin e dy të dyshuarve, prokuroria ftoi dje për intervistim edhe Lushtakun, si i dyshuar për sulmin fizik ndaj zëvendësministrit Hysni Mehani, shkruan IndeksOnline.
Përpara mediave, Lushtaku tha se nuk do të duhej të intervistohej fare.
“Në kushte normale, unë nuk duhej të intervistohem fare. Unë e thash edhe më herët që kjo është politikë dhe Albin Kurti dëshiron që, përmes formave që ai ka zgjedhë, që të viktimizohet dhe të përdorë pushtetin për arsyet që ai i di më së miri” u shpreh Lushtaku.




