Ballina > Politikë > LDK publikon kryesinë e re – jashtë mbeten disa nga figurat kryesore

LDK publikon kryesinë e re – jashtë mbeten disa nga figurat kryesore

15 Apr 2026 Politikë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë publike përbërjen e re të kryesisë, në kuadër të një riorganizimi të thellë politik brenda partisë.

Sipas komunikatës zyrtare, vendimi është marrë nga kryetari Lumir Abdixhiku, në përputhje me autorizimet e dhëna nga Kuvendi i LDK-së i mbajtur më 31 janar. Ky riformatim, thuhet në njoftim, synon forcimin e organizimit të brendshëm, rritjen e efikasitetit në vendimmarrje dhe përfaqësimin më të gjerë të strukturave partiake, duke kombinuar përvojën institucionale me energjinë e re.

Megjithatë, ajo që ka marrë vëmendje është fakti se jashtë kësaj përbërjeje kanë mbetur disa emra të njohur të partisë, si Agim Veliu, Xhafer Tahiri, Driton Selmanaj, Arben Gashi dhe Janina Ymeri.

Deri më tani, reagimi i vetëm publik ka ardhur nga Driton Selmanaj, i cili në rrjete sociale është shprehur shkurt me “LDK ✌️”, pa dhënë sqarime shtesë.

Ky zhvillim pritet të ngjallë diskutime të shumta brenda dhe jashtë partisë për drejtimin e ri që po merr LDK.

Lini një përgjigje