Ballina > Aktualitet > Lazareviq: Deklarata e ministres serbe për “spastrimin etnik të Kosovës” është problematike në tri nivele

Lazareviq: Deklarata e ministres serbe për “spastrimin etnik të Kosovës” është problematike në tri nivele

16 Jul 2026 Aktualitet

Kryeredaktorja e portalit KoSSev, Tatjana Lazarevic, ka thënë se deklarata e ministres serbe, Snezana Paunovic, për “spastrimin etnik të Kosovës” është problematike në tri nivele. Nga pikëpamja qytetëruese, poashtu edhe nga aspekti publik dhe politik.

Lazarevic në një bisedë për televizionin N1 ka krahasuar deklaratën e Paunovic me sulmin e Banjskës, duke thënë se fjalët e saj janë një “version i moderuar” i Banjskës apo një “Banjskë verbale”.

Lazarevic, gjatë një lidhjeje direkte në programin e televizionit N1, ka shtuar se deklarata e ministres Paunovic është një shembull tipik i gjuhës së urrejtjes, si dhe deklaratë e një personi që ose ka folur pa u menduar, ose e një personi që nuk ka dhembshuri ndaj popullit të vet, e rrjedhimisht as ndaj popujve të tjerë.

Lini një përgjigje