Kuvendi i Komunës së Pejës do të mbajë Mbledhjen e I-rë Solemne për vitin 2026, në shënim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mbledhja do të mbahet më 5 mars 2026 (e enjte), me fillim nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Pejës.
Në kuadër të rendit të ditës është paraparë fjala solemne e Kryesuesit të Kuvendit, si dhe fjalimet e udhëheqësve të grupeve të anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Pejës.
Kjo mbledhje organizohet në nderim të sakrificës dhe kontributit të dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, në kuadër të aktiviteteve përkujtimore që mbahen çdo vit gjatë Epopesë së UÇK-së.





