Ballina > Aktualitet > Kurti nga Barcelona: Spanja të njohë Kosovën, populli ynë është 90% pro Bashkimit Evropian

Kurti nga Barcelona: Spanja të njohë Kosovën, populli ynë është 90% pro Bashkimit Evropian

20 Apr 2026 Aktualitet

Në një intervistë ekskluzive për gazetën prestigjioze spanjolle “El Periódico”, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dërguar një mesazh të qartë drejt Madridit zyrtar. Sipas tij, mungesa e njohjes nga Spanja nuk ka asnjë bazë reale dhe se është koha që ky shtet të rreshtohet krah shumicës së Bashkimit Evropian.

Kurti theksoi se Spanja nuk duhet të ketë frikë nga njohja e Kosovës, duke nënvizuar se rasti i Kosovës është unik (Sui Generis) dhe nuk mund të përdoret si precedent për lëvizjet e brendshme territoriale në Spanjë, siç është rasti i Katalonjës.

Kryeministri u shpreh se njohja nga pesë shtetet e fundit të BE-së (Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja) do të ishte një goditje e madhe për influencën ruse në Ballkan. Ai e cilësoi anëtarësimin në NATO si prioritet absolut për stabilitetin e rajonit.

Kurti kritikoi qasjen e Beogradit, duke thënë se ndërkohë që Kosova angazhohet për demokratizim dhe reforma, Serbia vazhdon të luajë një rol destabilizues, duke mbetur e lidhur ngushtë me interesat e Kremlinit.

Ai u kujtoi lexuesve spanjollë se Kosova sot renditet si vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, duke bërë thirrje që ky progres të shpërblehet me pranimin e plotë në familjen evropiane.

Lini një përgjigje