Fituesi i zgjedhjeve dhe kryeministri i ardhshëm i Hungarisë, Péter Magyar, ka deklaruar se qeveria e tij e re do të zbatojë urdhër-arrestin ndërkombëtar ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, nëse ky i fundit shkel në territorin hungarez.
Magyar theksoi se Hungaria nën udhëheqjen e tij do të respektojë detyrimet ndërkombëtare, duke u distancuar plotësisht nga politikat e paraardhësit të tij, Viktor Orbán.
“E kam bërë të qartë se Hungaria synon të mbetet anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP). Nëse dikush hyn në territorin e një shteti anëtar të GJNP-së dhe ndaj tij ka një urdhër-arresti, ai person duhet të privohet nga liria,” deklaroi Magyar.





