Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nesër (e shtunë) në ora 10:00 do të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Lajmi është konfirmuar për KTV-në nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Ju njoftoj se nesër (e shtunë, 31 janar 2026, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025”, ka thënë Elezi.
Aktualisht, kanë mbetur të rinumërohohen më pak se 50 vendvotime.
Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, partitë ose kandidatët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Më pas, hapet rruga për certifikim të rezultateve.




