Ballina > Vendi > Komuna e Pejës organizon sesion informues për Thirrjen për Projekt-Propozime 2026

Komuna e Pejës organizon sesion informues për Thirrjen për Projekt-Propozime 2026

09 Mar 2026 Vendi

Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ka njoftuar se do të organizojë një sesion informues për Thirrjen Publike për Projekt-Propozime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit për vitin 2026.

Në këtë takim janë të ftuara të marrin pjesë të gjitha organizatat joqeveritare (OJQ) që veprojnë në territorin e Komunës së Pejës dhe që janë të interesuara të aplikojnë për mbështetje të projekteve në këto fusha.

Sipas njoftimit të komunës, gjatë sesionit informues do të prezantohen në detaje kriteret e aplikimit, procedurat dhe dokumentacioni i nevojshëm për aplikim. Po ashtu, përfaqësuesit e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport do të ofrojnë sqarime dhe përgjigje për të gjitha pyetjet që mund të kenë organizatat lidhur me procesin e aplikimit.

Sesioni informues do të mbahet më 11 mars 2026, duke filluar nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Pejë.

Komuna e Pejës fton të gjitha OJQ-të e interesuara që të marrin pjesë në këtë takim, me qëllim që të informohen më nga afër për mundësitë e financimit dhe për mënyrën e aplikimit për projektet që synojnë zhvillimin e kulturës, rinisë dhe sportit në qytet.

Lini një përgjigje