Ballina > Aktualitet > Kolona deri në një kilometër, pritjet në kufi arrijnë deri në 90 minuta

Kolona deri në një kilometër, pritjet në kufi arrijnë deri në 90 minuta

05 Aug 2026 Aktualitet

Pritje deri në 90 minuta dhe kolona deri në një kilometër janë regjistruar të martën mbrëma në pikën kufitare në Muqibabë, ndërsa në Dheu të Bardhë pritjet arrijnë deri në 25 minuta.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka publikuar të dhënat e fundit për pritjet në pikat kufitare.

Sipas përditësimit të bërë në orën 21:10, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare në Muqibabë, ku qytetarët presin deri në 90 minuta në dalje, ndërsa kolona e automjeteve arrin në një kilometër. Në hyrje, pritjet janë rreth 25 minuta, me kolonë prej 200 metrash.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje janë rreth 25 minuta, me kolonë prej 200 metrash, ndërsa në dalje pritet rreth 10 minuta dhe kolona arrin në 100 metra.

Në Jarinje, pritjet janë nga tri deri në pesë minuta, ndërsa në dalje është regjistruar kolonë prej 100 metrash.

Në Hani të Elezit pritjet në hyrje janë rreth 10 minuta, ndërsa në Globoqicë dhe Stançiq rreth pesë minuta. Në pikat e tjera kufitare, pritjet kryesisht variojnë nga një deri në gjashtë minuta.

Për kamionët, pritjet në hyrje dhe dalje në të gjitha pikat kufitare janë nga tri deri në pesë minuta dhe nuk janë raportuar kolona.

Lini një përgjigje