Ballina > Aktualitet > Dy persona ndalohen në Zubin Potok, dyshohet se hynë ilegalisht nga Serbia

Dy persona ndalohen në Zubin Potok, dyshohet se hynë ilegalisht nga Serbia

05 Aug 2026 Aktualitet

Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Çeçevë të Zubin Potokut, pasi dyshohet se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e Kosovës nga Serbia.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në orët e para të së martës, rreth orës 02:30. Të dyshuarit, shtetas të Kosovës, janë ndaluar pasi me veturë kishin kaluar në mënyrë të paautorizuar kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur një sasi kërpudhash, për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacion që dëshmonte prejardhjen e tyre.

Me vendim të prokurorit, malli është konfiskuar dhe i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedurat e mëtejshme, ndërsa dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Lini një përgjigje