KFOR-i, përmes Komandës Rajonale Perëndim (RC-W), ka dhuruar pajisje për Stacionin e Zjarrfikësve të Komunës së Klinës, me qëllim të forcimit të kapaciteteve operacionale të këtij shërbimi.
Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të donacionit morën pjesë përfaqësues të KFOR-it dhe të Komunës së Klinës, ku u vlerësua bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet dy institucioneve në realizimin e projekteve të ndryshme.
Sipas autoriteteve komunale, pajisjet e dhuruara do të rrisin gatishmërinë e zjarrfikësve për t’iu përgjigjur më shpejt dhe me efikasitet rasteve të zjarreve, fatkeqësive natyrore dhe emergjencave të tjera.
Komuna e Klinës shprehu mirënjohje për KFOR-in për këtë donacion të rëndësishëm, duke theksuar se bashkëpunimi ndër vite ka dhënë rezultate konkrete në mbështetje të institucioneve dhe sigurisë së qytetarëve.





