Sot, më 24 maj 2026, është mbajtur Kuvendi i rregullt i Klubit Basketbollistik Peja, ku delegatët e anëtarësisë së klubit kanë votuar për kryesinë e re që do ta udhëheq klubin për mandatin katërvjeçar 2026-2030.
Në këtë mbledhje janë emëruar Kryetari i klubit, dy nënkryetarët si dhe anëtarët e bordit drejtues.
Kryesia e re e KB Peja do të përbëhet nga:
- Kryetar: Fatmir Gashi
- Nënkryetar: Milaim Uka
- Nënkryetare: Valbona Bytyqi
Ndërkaq, anëtarë të bordit janë emëruar:
- Egzon Burri
- Arbër Berisha
- Asaf Nallbani
- Genc Salabegolli
- Ardit Lipa
- Agon Avdyli
Nga klubi kanë uruar sukses për kryetarin, nënkryetarët dhe bordin e ri në rrugëtimin e tyre drejt zhvillimit dhe avancimit të mëtejmë të klubit pejan.
Po ashtu, është bërë e ditur se në vazhdim bordi i klubit do të emërojë edhe Drejtorin Sportiv.




