Ballina > Sport > Arbër Elshani emërohet Drejtor i KB Peja për mandatin 2026-2030

Arbër Elshani emërohet Drejtor i KB Peja për mandatin 2026-2030

24 May 2026 Sport

Pas mbajtjes së Kuvendit të rregullt të Klubit Basketbollistik Peja, ku u zgjodh kryesia e re e klubit për mandatin 2026-2030, kanë nisur edhe emërimet në strukturën drejtuese të klubit.

Siç është bërë e ditur, Arbër Elshani është zgjedhur Drejtor i KB Peja për mandatin katërvjeçar 2026-2030.

Ky vendim vjen menjëherë pas zgjedhjes së kryesisë së re të klubit, ku në krye të KB Peja u emërua Fatmir Gashi si kryetar, ndërsa Milaim Uka dhe Valbona Bytyqi do të ushtrojnë funksionet e nënkryetarëve. Po ashtu, u emëruan edhe anëtarët e rinj të bordit drejtues.

Emërimi i Elshanit shihet si një hap i rëndësishëm për organizimin dhe vazhdimësinë e projektit sportiv të klubit verdhezi, me synimin për rikthimin dhe forcimin e sukseseve të KB Peja në basketbollin kosovar.

KB Peja pritet që në ditët në vijim të prezantojë edhe planet dhe objektivat për sezonin e ri.

Lini një përgjigje