Ballina > Sport > “Ka ardhur momenti më i vështirë…” – talenti pejan Lisian Thaçi i jep lamtumirën klubit pas 6 vitesh

“Ka ardhur momenti më i vështirë…” – talenti pejan Lisian Thaçi i jep lamtumirën klubit pas 6 vitesh

28 May 2026 Sport

Njëri ndër talentët më premtues të futbollit nga Peja, Lisian Thaçi, ka njoftuar se kjo e shtunë do të jetë ndeshja e tij e fundit me klubin ku u rrit që nga mosha 10-vjeçare.

Përmes një mesazhi emocional, Lisiani falënderoi trajnerët, bashkëlojtarët dhe të gjithë ata që ishin pjesë e rrugëtimit të tij gjatë këtyre viteve.

“Ky klub u bë shtëpia ime. Këtu jam rritur si lojtar dhe si person”, shkroi ai ndër të tjera.

Ndeshja e fundit e tij me fanellën e KF Peja do të zhvillohet të shtunën në Brestovik nga ora 11:30.

Lisian Thaçi konsiderohet një nga talentët më premtues të futbollit kosovar, ndërsa më parë është bërë pjesë edhe e projektit prestigjioz “FC Bayern World Squad”.

Një kapitull mbyllet, por një rrugëtim i madh duket se sapo ka filluar për talentin pejan.

Lini një përgjigje