Ballina > Sport > Alarm në Brazil: Lëndimi i Neymarit është serioz, rrezikon edhe ndeshjen e parë të Botërorit

Alarm në Brazil: Lëndimi i Neymarit është serioz, rrezikon edhe ndeshjen e parë të Botërorit

28 May 2026 Sport

Lëndimi i superyllit të Brazilit, Neymar, është serioz.

Kështu kanë raportuar të enjten mediumet huaja.

Sulmuesi brazilian që është anëtar i Santosit do të mungojë në miqësoret ndaj Panamasë dhe Egjiptit më 31 maj dhe 7 qershor.

Por, mund të mungojë edhe në ndeshjen e parë të fazës grupore.

Brazili e nis Botërorin 2026 më 14 qershor me ndeshjen ndaj Marokut. Në grup me Brazilin janë edhe Haiti dhe Skocia.

Stafi mjekësor i Brazilit ka konfirmuar se Neymari ka lëndim në pulpë.

Lini një përgjigje