Ballina > Sport > Iu mohua hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, arbitri somalez  pritet si hero në vendlindje

Iu mohua hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, arbitri somalez  pritet si hero në vendlindje

10 Jun 2026 Sport

Omar Artan është rikthyer pak minuta më parë në Mogadishu, aty ku është pritur nga disa qindra bashkëkombës.

Në ditët e fundit arbitri nga Somalia ka marrë faqet e para të medieve nga e gjitha bota pasi edhe pse ishte i përzgjedhur nga FIFA për të  gjykuar ndeshje të Botërorit 2026 ai nuk do të jetë në gjendje që të zbresë në fushë pasi iu mohua e drejta e hyrjes në territorin amerikan nga policia kufitare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Artan, i cili do të ishte arbitri i parë somalez që do të gjykonte në një Botëror, nuk do të ketë mundësi të bëjë histori për vendin e tij edhe pse rezulton mes arbitrave më të mirë të Afrikës.

Lini një përgjigje