Ballina > Sport > Bakir Burri një emër që la gjurmë në futbollin kosovar

Bakir Burri një emër që la gjurmë në futbollin kosovar

10 Jun 2026 Sport

Ish-futbollisti pejan, i cili veshi fanellat e Buduçnostit të Pejës dhe Trepçës, u dallua për përkushtimin, disiplinën dhe shpirtin luftarak në fushën e blertë. Ai i përket brezit të futbollistëve që luajtën me zemër dhe krenari, në një kohë kur dashuria për fanellën vlente më shumë se çdo gjë tjetër.

Pas karrierës si lojtar, Bakir Burri vazhdoi të mbetet pranë futbollit, duke dhënë kontribut të rëndësishëm edhe në drejtimin dhe zhvillimin e tij. Emri i tij lidhet me dekada të tëra shërbimi ndaj sportit, ndërsa kujtohet me respekt nga bashkëlojtarët, tifozët dhe komuniteti sportiv.

Një sportist i vërtetë, një njeri i futbollit dhe një figurë që meriton të kujtohet me nder për gjithçka i dha sportit tonë.

Lini një përgjigje