Irani ka njoftuar se ka goditur një “anije ushtarake mbështetëse” amerikane pranë portit tregtar Salalah në Oman, pasi më herët autoritetet omanase raportuan se porti ishte shënjestër e një sulmi.
“Anija logjistike që mbështet ushtrinë amerikane është goditur nga forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit, në një distancë të konsiderueshme nga porti i Salalahut”, deklaroi nënkoloneli Ebrahim Zolfagari, zëdhënës i shtabit qendror Khatam al-Anbija.
Ndërkohë, agjencia shtetërore e lajmeve në Oman raportoi se porti u godit nga dy dronë, ku mbeti i plagosur një punëtor i huaj dhe u dëmtua një vinç.
Omani kishte ndërmjetësuar mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranit në tri raunde bisedimesh bërthamore para nisjes së konfliktit muajin e kaluar. Më herët këtë muaj, Omani deklaroi se SHBA-të “kanë humbur kontrollin mbi politikën e tyre të jashtme” dhe akuzoi Izraelin se ka ndikuar në përshkallëzimin e konfliktit.
“Siç kemi theksuar edhe më parë, Republika Islamike e Iranit respekton sovranitetin e shtetit mik Oman”, shtoi Zolfagari.




