Ballina > Bota > Goditet një kamp ushtarak, plagosen 10 ushtarë kuvajtianë

Goditet një kamp ushtarak, plagosen 10 ushtarë kuvajtianë

29 Mar 2026 Bota

Dhjetë pjesëtarë të ushtrisë së Kuvajtit janë plagosur si pasojë e një sulmi me raketa nga Irani ndaj një kampi ushtarak në këtë vend të Gjirit, ka bërë të ditur ushtria kuvajtiane, pa specifikuar vendndodhjen e saktë të kampit.

Kampi ka pësuar edhe dëme materiale, thuhet në njoftimin e ushtrisë në rrjetin X, duke shtuar se Kuvajti gjatë 24 orëve të fundit ka kapur ose është përballur me 14 raketa balistike dhe 12 dronë.

Lini një përgjigje