Ballina > Vendi > Hapet Aneksi i QMF 5 në Fidanishte, shërbime shëndetësore për qytetarët çdo mbrëmje

Hapet Aneksi i QMF 5 në Fidanishte, shërbime shëndetësore për qytetarët çdo mbrëmje

20 Jul 2026 Vendi

Është hapur zyrtarisht Aneksi i QMF 5 – Fidanishte, pas përfundimit të renovimit të objektit, i cili tashmë rikthehet në funksion për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.

Ky objekt, gjatë pandemisë COVID-19, kishte shërbyer si qendër për trajtimin e pacientëve me COVID, ndërsa pas renovimit do të ketë një mision të ri në kuadër të kujdesit parësor shëndetësor.

Aneksi i QMF 5 – Fidanishte do të jetë në shërbim të pacientëve 7 ditë në javë, me orar pune nga 19:00 deri në 24:00, duke zgjeruar mundësinë e marrjes së shërbimeve mjekësore edhe gjatë orëve të mbrëmjes.

Hapja e këtij aneksi synon të lehtësojë qasjen e qytetarëve në shërbime shëndetësore dhe të rrisë kapacitetet e kujdesit parësor për komunitetin.

Lini një përgjigje